Transmetuar më 26-02-2023, 18:25

Big Brother VIP Live nga shtëpia në Top Albania Radio rikthehet këtë të diel me panelin e radhës dhe zhvillimet e radhës nisën fuqishëm. Pas Luizit, Nitës, tanit dhe Armaldos ishte radha e panelit të dytë të përbëra nga Kiara, Olta, Shpati dhe Kejsi. Biseda e tyre nisi me banorin më të ri që u bë pjesë e shtëpisë së BBV mbrëmjen e kaluar.

Shumë mirë, jam ndierë shumë mirë, nuk e kam pritur që do të ndiehsha kështu nga secili edhe duke e ditur që jemi në një lojë që ka edhe të papritura por mikëpritja nuk ka munguar.

Mbrëmjen e djeshme Shpati bëri një hyrje spektakolare, pas kërkesës së Deas dhe Nitës. Kiara dhe Olta u shprehën se pas kësaj hyrje në shtëpinë e BBV ndihej edhe një frymë e re. A mund të ketë një histori dashurie me Dean?

Ajo “lidhja” ishte që nga fillimi që erdhi Dea aty për shkak të kërkesën së saj, Nita ka qenë si rezervë. Idenë e pashë ashtu si ju.

Ndër të tjera ish-basketbollisti tregoi gjithashtu se është single. Po a e konsideron Shpati si ide që të krijojë një lidhje romantike në shtëpinë e BBV me Dean?

Nuk e di kurrë se çfarë të pret dhe kjo është më e bukura, po mendoj se edhe nëse ndodh është spontane dhe e bukur.

A ka ndonjë strategji në lidhje me këtë Shpati?

Në bazë të dinamikave dhe debateve që zhvillohen brenda shtëpisë këtu gjithçka ndryshon. Nuk mendoj të bëj plan dhe të dështojë më mirë spontane dhe jam i përgatitur gjatë gjithë kohës.

Në vijim të gjithë intervistës Shpati zbuloi gjithashtu edhe tre karakteristikat kryesore të cilat do t’i pëlqenin më shumë tek partnerja e tij e ardhshme.

E qetë, fun, e përkushtuar, tre karakteristikat kryesore.