Transmetuar më 26-02-2023, 18:15

Big Brother VIP Live nga shtëpia në Top Albania Radio rikthehet këtë të diel me panelin e radhës dhe zhvillimet e radhës nisën fuqishëm. Armaldo i shtriu dorën Luzit për pajtim. Pjesë e panelit me Nitën, Tanin e Luzin, Maestro e filloi vrullshëm.

Armaldo: Sot vendosa të bëja një takim me Luizin. Do t’i kisha kërkuar një takim veç e veç per situaten që ka ndodhur, për 10 ditëshin që kam mbajtur qëndrim e nuk i kam folur. Duke kaluar 10 ditë pa kontakt për të folur, unë mbajta qëndrimin tim dhe besoj se qëndrimi është mëse i pranueshëm.

Kjo nuk do të thotë se unë i kam shtrirë dorën me zgjedhjen e Kiarës, por dua që brenda në shtëpi të flas me të gjithë banorët.

Do të doja, duke parë dhe Luizin që nuk ka qenë shumë i ashpër në ato që ka thënë, unë do të doja të vazhdoja lojën time në Big Brother Vip edhe me komunikimin me Luizin, këtë kërkoj. Luizi si të dojë, por e kërkoj këtë gjë se nuk dua të shikohem më si mbështetës i Luizit apo Oltës, por i vetvetes.

Si do të përgjigjet Luizi? Shqip