Transmetuar më 26-02-2023, 17:22

Goditet autobusi i Kf Pogradecit para hyrjes ne Librazhd , nga nje mjet BMW duke i thyer xhamin.
Incidenti ndodhi pas ndeshjes në Elbasan e cila përfundoi 1-1.
Ndeshja e cila përfundoi 1-1 pati përplasje të forta që në fillimet e saj.
Ndërsa liqenorët kanë arritur të marrin barazimin edhe pse luajtën me 9 lojtarë, për shkak se 2 dolën me karton të kuq.
Ndeshja është ndërprerë për shkak se lojtarët e Pogradecit kanë sulmuar gjyqtarin dhe ky i fundit nxjerr një karton të kuq.
Pas 8 minutash ndërprerje, loja ka rifilluar dhe Gava shënoi për Elbasanin nga pika e bardhë e penalltisë.