
Elbasan- Futbollistët e Pogradecit kanë kundërshtuar gjyqtarin e ndeshjes gjatë takimit në Elbasan.
Ndeshja midis Elbasanit dhe Pogradecit që është zhvilluar ditën e sotme në stadiumin “Elbasan Arena” është ndërprerë për disa momente pasi lojtarët kanë kundërshtuar arbitrin për një penallti të akorduar.
Incidenti filloi pasi gjyqtari akordoi një 11-metërsh në favor të AF Elbasanit, vendim me të cilin futbollistët e Pogradecit nuk u pajtuan.
Ndeshja u ndërpre për rreth 8 minuta mes tensioneve të krijuara mes lojtarëve, por që përfshinë dhe arbitrin.
Loja rifilloi më pas me Elbasanin që gjuajti penalltinë e fituar duke shënuar, ndërsa në stadium mbërritën edhe forcat e FNSH-së dhe policisë për të siguruar mbarëvajtjen e ndeshjes.
Incidenti vjen një ditë pas dhunës së regjistruar në Gramsh ku presidenti i klubit të Gramshit goditi arbitrin Anxhi Lushi. Babë e bir përfunduan në Polici.