Transmetuar më 26-02-2023, 12:33

KROACI- Identifikohen disa shqiptarë që ishin në autobusin e përplasur në Kroaci.Ende nuk është identifikuar 41-vjeçari që humbi jetën.

Mësohet se në autobus ndodheshin gjithsej 10 persona, teksa deri më tani janë identifikuar tre persona, shoferi 58-vjeçar me emrin Adem Rexha si dhe dy pasagjerë me emrat Armand Shaba dhe Ylli Muça.

Aksidenti i autobusit shqiptar në Kroaci ka lënë 1 të vdekur dhe 9 persona të plagosur, ndërsa drejtori i spitalit Ogulin, Davor Vukelja tha se një paciente e moshuar është në rrezik për jetën dhe prognoza për gjendjen e saj është e rëndë.

Të rënda janë edhe lëndimet e dy pasagjerëve, të cilët ndodhen në repartin e kirurgjisë, por gjendja e tyre është më e mirë, ndërsa personi i katërt që po trajtohet prej tyre është një grua më e re, e cila ka pësuar lëndime të lehta.