DURRËS- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Durrës. Një makinë tip Citroen ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndaresen.
Nga aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.