Transmetuar më 26-02-2023, 10:32

Flirtet me Kejsin kanë kthyer në vëmendje Kristin, një nga banorët e Big Brother VIP Albania.

Ai ia ka shprehur hapur pëlqimin për atë e madje tashmë dyshja ka nisur të afrohet gjithnjë e më shumë.

Vëmendje ka marrë dhe partnerja e Kristit jashtë shtëpisë.

Në spektaklin e mbrëmjes së të martës, Kristi ka sqaruar publikun për këtë ngjarje që bëri bujë në rrjete sociale, duke thënë se është ndarë nga partnerja përpara se të hynte në shtëpi. Megjithatë kjo deklaratë nuk kaloi pa u vënë re nga e dashura e tij që e priste jashtë, Zaza, e cila ka bërë publike mesazhet e fundit me të.

Në bisedën e zhvilluar në rrjetet sociale në 24 dhjetor të vitit të kaluar, duket se çifti i shpreh ndjenjat njëri-tjetrit me fjalë dashurie, ndërsa në një postim tjetër ajo e konsideron Kristin një “gjarpër” që sado ta ushqesh dhe të kujdesesh, në fund do të të kafshojë.