Transmetuar më 26-02-2023, 10:26

Prishtinë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë.
6 vajza kanë përfunduar në spital pasi ashensori i pallatit u shkëput dhe ra.
Sipas burimeve spitalore, ato kanë pësuar dëmtime dhe trauma në trup.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
Një grup hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes për të përcaktuar shkaqet.