Transmetuar më 26-02-2023, 09:32

Kroaci- Një aksident i rëndë  ndodhi rreth orës 23:43 në autostradën A1 ndërmjet kryqëzimit Brinje dhe kryqëzimit Ogulin në drejtim të Zagrebit.

Pamjet që shihni tregojnë autobusin shqiptar të përmbyur në Kroaci, ku për pasojë një person humbi jetën.

Mediat kroate raportojnë se mjeti drejtohej nga një shtetas shqiptar, 58 vjeç, ndërsa për arsyeje të panjohura, ka devijuar majtas duke u përplasur me trafikndarësen e rrugës e më pas autobusi është përmbysur.

Nga aksidenti një person thuhet se ka ndërruar jetë, ndërsa të tjerë kanë mbetur të plagosur.