Transmetuar më 26-02-2023, 07:26

Të paktën 14 persona u vranë dhe mbi 50 të tjerë u plagosën në një aksident rrugor në shtetin qendror indian të Madhya Pradesh.

Policia tha se ngjarja ndodhi në lagjen Sidhi , kur një kamion goditi autobusët e parkuar në anë të një rruge.

Kryeinspektori i policisë Mukesh Shrivastava i tha agjencisë lokale të lajmeve Asian News International, se 14 persona u vranë dhe 56 të tjerë u plagosën në incident.

Saket Malviya, një zyrtar i lartë i administratës së qarkut u tha gazetarëve se tre autobusë ishin ndalur në rrugë kur kamioni humbi ekuilibrin për shkak të një plasjeje gome, duke rezultuar në përplasjen nga ana e pasme.

Kryeministri Shivraj Singh Chouhan njoftoi se secili nga të afërmit e viktimave do të marrë një milion rupi indiane (afërsisht 12,057 dollarë).