Transmetuar më 25-02-2023, 22:40

Pak ditë më parë Olta dhe Luizi hoqën rripin gjatë lojës me litar duke shkuar direkt në nominim. Ishte Luizi ai që nxiti Oltën ta hiqte litarin duke i thënë të bëjnë një "finale të parakohshme". Mirëpo duket se këngëtari nuk e ka kuptuar mirë lojën.

Mbrëmjen e sotme Arbana bëri të ditur se i gjithë grupi i tyre do të shkojë në nominim, ndërsa grupi i Evës, i cili u shpall fitues, do të fitojë imunitet.

Në nominim janë Dea, Kiara, Luizi, Olta dhe Beati. Njëri prej tyre do të lërë sonte shtëpinë e "Big Brother VIP". Luizi u nervozua nga ky vendim dhe tha se në zarf nuk shkruhej që i gjithë grupi do të nominohej. Ai shtoi se po ta dinte nuk do e hiqte litarin.