
Këngëtarja Valbona Mema, e cila u largua nga shtëpia e Big Brother tre ditë më parë në mënyrë të papritur tha sot në spektakël se “motra e saj vuan nga një sëmundje e pashërueshme”.
Për t’i qëndruar asaj pranë, këngëtarja hoqi dorë nga çmimi i madh.
“Unë besoj se jam e fortë dhe do e përballoj këtë”, u shpreh Valbona.
Duke folur për raportet me banorët brenda shtëpisë së Big Borther VIP, Valbona tha se Luzin e ka në zemër.
“Unë në shtëpi mora dhe dhurova shumë dashuri. Për të gjithë do kem shumë mall dhe mendoj se me të gjithë do jem miq jashtë. E kam ëndërruar të kem një familje të madhe dhe unë ata i kam parë si familje. Luizin e kam brenda në zemër. Për mua është djalë, vëlla dhe do e dua gjithë jetën. Me Luizin ndaja mëngjesin dhe më këshillonte. Për mua ai ishte një vëlla i mirë. Dhe me Armaldon do jemi miq të mirë”, u shpreh Valbona Mema.