Transmetuar më 25-02-2023, 20:17

Tea ishte e ftuar në emisionin “S’e luan topi” , ku u shpreh se do të pëlqente të ishte biseksuale e të kishte lidhje romantike edhe me vajzat.

Kjo pasi sipas saj merret vesh më lehtë me femrat se sa me meshkujt.

“Kam puthur dhe Dean dhe Mikelën në buzë kur ishim aty, unë do doja shumë të isha biseksuale por nuk jam. Jam shumë straight, por s’do ishte keq dhe të isha biseksuale.

Se femrat janë më të thjeshta për t’u kuptuar, janë më thjeshta për të komunikuar. Flas nga marrëdhëniet shoqërore. Kontakti me femrat më vjen më natyrshëm se sa me meshkujt. Kështuqë besoj se marrëdhënia romantike do vinte më kollaj,” tha Tea.