Transmetuar më 25-02-2023, 19:29

Tea Trifoni ishte një nga banoret e BBV. Mes saj dhe Luiz Ejllit ka pasur ulje-ngritje në shtëpi.

E ftuar në ‘S’e luan Topi’, Tea tregoi se Big Brother Vip vijon edhe jashtë.

Një episod që ajo tregoi ishte fakti që një fans i Luizit kishte tentuar ta përplaste me makinë.

“Një nga fansat e Luizit donte të më përplaste me makinë. Isha pasagjere, motra e vogël në timon, dikush po u përpiqte të na aksidenonte. E kuptova që ishte fans i Luizit se po hidhte ujë, po na fliste. Big Brother vazhdon edhe jashtë,” tha Tea.