Transmetuar më 25-02-2023, 18:39

VLORË- Zjarr me përmasa të mëdha në Dukat të Vlorës.
Thatësira dhe era po ndihmon që flakë të përhapen e madje të rrezikojnë edhe Tragjasin e Vjetër.
Deri më tani raportohet të jenë djegur sasi të mëdha me bimë e shkurre, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikëses është e pamundur për shkak të terrenit të vështirë.
Ende nuk dihen shkaqet, por dyshohen barinjtë e zonës.