Transmetuar më 25-02-2023, 17:51

Një shqiptar ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksident iautomobilistik të ndodhur në Itali.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.30 të mbrëmjes së kaluar.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij tip ‘Audi’ në momentin që ka dalë nga rruga.

Fillimisht raportohet se shqiptari është bllokuar brenda mjetit të tij për shkak të shtypjes së makinës nga përplasja.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për të prerë makinën dhe për ta nxjerrë që aty.

Shkak për aksidentin mësohet se është bërë shpejtësia e lartë me të cilin udhëtonte shqiptari.

Ai është dërguar në spital dhe po merr mjekimin e nevojshëm.