Transmetuar më 25-02-2023, 15:48

Has- Aksident në Has.

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Krumë -Kukës, në vendin e quajtur "Qaf Tobli".

Z. S., duke drejtuar automjetin tip "Volkswagen Passat", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit i cili ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka humbur jetën bashkëshortja e tij, shtetasja F. S., 61 vjeçe, ndërsa drejtuesi i mjetit është dërguar në spitalin e Kukësit për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.