
Brazili ka mbetur pa fjalë me partneren e re të babait të Neymar. Ky i fundit, deri më tani kishte qenë beqar në moshën 58-vjeçare, ndërsa tani ka gjetur një të dashur të re.
Ajo nuk është e panjohur, por nëna e një prej miqve të djalit të saj më të madh. Imazhi ka dhënë shumë për të folur në shtypin kombëtar dhe ndërkombëtar.
E vërteta është se në këtë fotografi të parë së bashku shihet ndryshimi në moshë, pasi ajo është 45 vjeçe, 13 vite më e re se babai i yllit të "Selecao" dhe PSG.
Sipas mediave, Neymar da Silva mbërriti të dielën e kaluar në Sambadrome da Marquês de Sapucaí, që ndodhet në Rio de Janeiro.
Çifti mbërriti në mënyrë diskrete dhe kjo ecje dorë për dore në atë vend ka nënkuptuar konfirmimin e një romance për të cilën flitej prej kohësh në Brazil.
Duket se me këtë hap drejt publikut, babai i futbollistit kërkon të zyrtarizojë lidhjen me Mariane. Cila do të jetë paraqitja e tyre e radhës së bashku? Duhet pritur…