Transmetuar më 25-02-2023, 14:23

Para tij kishte yje të tjerë të mëdhenj si Casillas, Chicharito Hernandez dhe Aguero, të cilët dolën në fushë në kompeticionin e krijuar nga Gerard Pique, "Kings League". Tani mesa duket radha do të jetë edhe e Ronaldinhos.

Po, po, legjenda braziliane duhet ta bëjë debutimin e tij të dielën, më 26 shkurt, me Porcinos FC. Kanalet zyrtare të kompeticionit bënë të ditur se kërkonin një futbollist për të kompletuar skuadrat.

Pique dhe Ibai Llanos, të ulur në një tavolinë, treguan se si kërkonin një njeri për ndeshjen dhe si me magji, nga një tavolinë tjetër aty pranë, Ronaldinho u kthye dhe u vu në dispozicion për të dalë në fushë.

Prezenca zyrtare e brazilianit në "Kings League" u konfirmua më pas me fjalët që shoqëruan klipin: “Mirë se vini në Kings League”.