Transmetuar më 25-02-2023, 13:27

Prrenjas- Aksident i frikshëm rrugor në aksin Përrenjas-Librazhd. Një automjet i tonazhit të rëndë tip cisternë gazi ka dalë nga rruga.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesat e Pishkashit” rreth orës 11:15, ku dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë moti i lagësht.

Mësohet se drejtuesi i mjetit lagësht ka humbur drejtimin e lëvizjes duke dalë jashtë rruge, ku për pasojë është përmbysur dhe rrokullisur në greminë për disa metra.

Fatmirësisht nuk ka shpërthyer depozita e ngarkesës me gaz por drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe kreu veprimet proceduriale.