Transmetuar më 25-02-2023, 13:22

Emanuela Ferrante, këshilltare për sportin e Bashkisë së Napolit ka folur në "Radio Marte". Tema më e nxehtë kishte të bënte me shtatoren e Diego Maradonës, e cila duhet të largohet nga ku është ngritur, në hyrje të stadiumit po me emrin e tij:

“Zyrat e bashkisë kanë kryer vëzhgime teknike për donacionin me mbështetjen e avokatëve të komunës. Nga këto konstatime dolën elemente të paligjshmërisë dhe të pavlefshmërisë së aktit të dhurimit.

Për më tepër, Prokuroria Publike ka bërë hetime ndaj statujës, jo ndaj personave fizikë, gjë që ka bërë që bashkia të revokojë pranimin e donacionit. Padyshim që ka pakënaqësi të madhe në administratë, sepse të gjithë vlerësojmë punën e skulptorit Sepe.

Ne jemi të gjithë tifozë të mëdhenj të Maradonës, i cili do të mbetet përgjithmonë në zemrat e të gjithë napoletanëve. Shpresuam t’i bënim nderime kampionit argjentinas me këtë iniciativë, por nuk u bë e mundur.

Ne i vumë stadiumit emrin e të paharruarit Diego dhe sigurisht që do të gjejmë një mënyrë tjetër për t’i bërë nderime futbollistit që të gjithë e duam".