Transmetuar më 25-02-2023, 12:48

Klimë e tensionuar te Sampdoria. Sot në mëngjes, një kokë derri u gjet përpara selisë së klubit të Serie A, në “Corte Lambruschini”. Ajo ishte brenda një kutie, që dikush e la përpara recepsionit.

Grupi xhenier për çmontimin e bombave mbërriti në vend dhe hapi pakon, duke u befasuar me atë që gjetën brenda saj, një kokë derri.

Pakoja shqetësuese shoqërohej me një shënim kërcënues të shkruar me shkronja të mëdha: “Massimo Ferrero, Antonio Romei, kokat e radhës do të jenë tuajat”.

Prej disa kohësh ka pasur episode të këtij lloji rreth drejtuesve të klubit të futbollit italian. Një muaj më parë, po në selinë e Sampdoria, u dërgua një plumb bosh, i shoqëruar me një shënim që kërcënonte ish-presidentin Ferrero dhe Edoardo Garrone.