Transmetuar më 25-02-2023, 12:35

Cristiano Ronaldo në Arabinë Saudite është vetëm "meze" e asaj që së shpejti mund të bëhet kampionati saudit. Shumë kampionë, në fund të karrierës së tyre po marrin kërkesa me oferta kontratash marramendëse.

Ka nga ata që mezi presin të arrijnë atje. Bëhet fjalë për Sergio Ramos, i cili pas lamtumirës së tij me polemika nga kombëtarja spanjolle, do të përfundojë kontratën me PSG-në në qershor.

Al Nassr, sipas "Marca", tashmë ka bërë progres dhe gjithashtu ka folur me telefon me ata që menaxhojnë interesat e mbrojtësit spanjoll.

Së shpejti palët do të përditësohen për t’i diskutuar gjërat më në detaje. A do të jetë Ramos, ylli tjetër i madh që do të zbarkojë në Arabi? Kush e di…

Kush do të jetojë, do ta shohë, por shanset janë shumë të larta.