Transmetuar më 25-02-2023, 12:41

VLORË- Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen ‘Kushtrimi’ në Vlorë.

Sipas njoftimit të policisë, mjeti tip ‘Volksëagen’ me drejtuese një 36-vjeçare me inicialet B.K, është përplasur me një motomjet me drejtues një 30-vjeçar.

Si pasojë e përplasjes, i dëmtuar ka mbetur 30-vjeçari i cili është dërguar me urgjencë në spital.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.