Transmetuar më 25-02-2023, 12:03

Ish-anësori i Barcelonës, Malcom, për të cilin u interesua Arsenal dhe Tottenham, plus mesfushori Claudinho, janë lojtarët kyç për kryesuesit e ligës ruse të futbollit, Zenit. Ata të dy kanë marrë pasaporta ruse së fundi, me dekret të presidentit Vladimir Putin.

Thuhet se të dy ish-futbollistët e Brazilit U-23 e dëshironin statusin e tyre të ri për arsye tatimore. Megjithatë, Zenit nxitoi të festonte, pasi dyshja ishte në mesin e 38 të huajve, të cilëve iu dha shtetësia me një dekret special nga presidenti rus Putin, të premten.

Malcom was tipped as a future Brazil hero when he joined Barcelona in 2018 but the Zenit player has now accepted Russian citizenship

Klubi i Shën Petersburgut deklaroi: “Të gjithë te Zenit urojnë Malcom dhe Claudinho që u bënë qytetarë të Rusisë. Iu urojmë fat dhe shumë fitore të tjera me bardheblutë”.

Vendimi i Putinit mund të shihet si një veprim propagandistik, saktësisht një vit pasi ai filloi pushtimin e vazhdueshëm të Ukrainës. Dmitry Khomukha, ish-trajneri i ekipit të të rinjve rusë, sugjeroi se dy lojtarët ishin të motivuar vetëm nga paratë.

Khomukha, i cili fitoi 15 ndeshje për Turkmenistanin, tani është shefi i klubit rus të nivelit të tretë FC Kaluga. Pak para se dyshes t’i jepej shtetësia, “Sport24” citoi 53-vjeçarin të thoshte: “Kam një qëndrim negativ ndaj natyralizimit të futbollistëve.

Claudinho, seen tangling with Chelsea's Reece James in the Champions League in December 2021, can also now get a Russian passport

Sidomos në situatën aktuale që kombëtarja nuk merr pjesë në turne ndërkombëtarë. Pra, kjo lëvizje nuk ka lidhje me futbollin. Këtu luajnë një rol interesat monetare të vetë lojtarëve brazilianë. Tatimi mbi të ardhurat do të ulet në 15 për qind, por tani ata paguajnë shumë më tepër. Kjo është arsyeja kryesore”.

Ish-heroi i Bordeaux, Malcom, 25 vjeç, ishte i lidhur me klubet e Premier League përpara se t’i bashkohej Zenit nga Barcelona më 2019. Claudinho, 26 vjeç, kaloi nga skuadra e ligës braziliane Red Bull Bragantino te Zenit, dy vite më parë.