Transmetuar më 25-02-2023, 11:31

Lushnje- Aksident me 2 të plagosur në aksin nacional Grabjan- 3 Urat, në Lushnje.
Një motoçikletë e drejtuar nga Ardian Meçani u përplas me një mjet.
Për pasojë mbetën të plagosur drejtuesi i motoçikletës Ardian Meçani dhe bashkëshortja e tij Lumturie Meçani 33 vjeçe.
Çifti i bashkëshortëve u dërgua në spital ndërsa në vendin e ngjarjes shkoi policia.
Sipas dëshmitarëve motoçikleta ka pasur ngarkesë me plasmas dhe plastikë çfarë nuk ka lejuar fushëpamje.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.