Transmetuar më 25-02-2023, 10:56

Ish-lojtari i Argjentinës Sergio Agureo pohoi se superylli i Paris Saint Germain, Lionel Messi po mendon të kthehet në klubin argjentinas të fëmijërisë së tij, Newell’s Old Boys, në Rosario, Santa Fe.

34-vjeçari, duke folur në UOL tha: "Ai po e konsideron seriozisht mundësinë për të luajtur për Newell’s". Një tjetër ish-lojtar i Argjentinës, Maxi Rodriguez, duhej të ndërhynte përpara se Aguero të zbulonte shumë, duke thënë:

“Kun është Kun, ai nuk mund të heshtë. Do të shohim. Është e vështirë të flitet për këtë, sepse më pas bëhet do tw bwhej një top gjigant thashethemesh. Le të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë. Ne nuk duhet tw flasim përpara fakteve”.

Më herët, gjatë javës, sipas një raporti nga “L’Equipe”, babai i Messit, Jorge Messi, thuhet se u takua me drejtuesit e PSG-së për të diskutuar zgjatjen e kontratës.

“L’Equipe” shtoi se Inter Miami mund të nënshkruajë me Lionel Messin në verë. David Beckham themeloi klubin e Miami dhe Messi mund ta rrisë “markën” e tij në Amerikë.

Messi ka një shtëpi në Miami dhe dihet se pushon rregullisht atje. Muajin e kaluar, trajneri i Miami, Phil Neville foli për një lëvizje të Messit dhe tha: “Ne duam të sjellim lojtarët më të mirë në botë në këtë klub.

i është ndoshta lojtari më i mirë, kështu që për ne, peizazhi nuk ka ndryshuar aspak. Megjithatw, marrëveshja me çdo lojtar të përcaktuar të atij niveli është e komplikuar. Duhet kohë”.