Transmetuar më 25-02-2023, 10:17

Keisi dhe Kristi tashmë janë çifti numër 2 në shtëpinë e ‘Big Brother’. Puthjet, ledhatimet, përqafimet nuk mungojnë, por mungon puthja në buzë, e cila pritet të vijë në momentin e duhur, kjo sipas Kristit.

Po si do ndiheshin ata të dy nëse do duhet të takojnë familjet respektive? Për këtë u pyetën në emisionin që zhvilluan në mëngjes.

Kristi u shpreh se do kishte pak siklet kur të takonte Sabianin, mirëpo nuk do e kishte problem.

“Po problem. Siklet ke gjithmonë. Siklet ke kur shikon babain tënd. Dy muaj po të kishim e njëjta gjë do ndodhte, ai për këtë arsye do vinte këtu, të më shikonte”.

Ndërsa Keisi mendon se takimi me Robert Aliajn do ishte shumë i sikletshëm, aq sa do ngelte pa fjalë.

‘Nuk mund ta përshkruaj, besoj se në ato momente do ngel, do ngec, aq sa do i jap dorën, përshëndetje’.