Transmetuar më 25-02-2023, 09:51

TIRANË- E ftuar në spektaklin Në Kurthin e Piter Pan 2023, modelja Aurela Hoxha ka ndarë për publikun disa detaje nga jeta e saj personale. E pyetur nga vogëlushët përse nuk e ekspozon asnjëherë partnerin e saj, ajo tha se nuk e mban sekret, por nuk shfaqen së bashku në rrjete sociale.

‘Unë nuk e mbaj burrin sekret por ideja është që i ke parasysh këto gjëra që na pëlqejnë ne vajzave, Instagrami, jeta shumë publike. Meshkujt nuk është se ju pëlqen dhe aq shumë, meshkujve shqiptarë për më tepër, edhe kështu që unë nuk dua ta sforcoj diçka që ai nuk e ka dëshirë. Duke qenë se jeta ime profesionale është publike, nuk do të thotë që patjetër duhet të jetë dhe familja. Por kjo nuk do të thotë që unë e mbaj sekret, ne jemi gjithë kohës bashkë dhe nuk bëjmë një jetë sekret, thjesht nuk jemi të ekspozuar në Instagram.’

Aurela tregoi gjithashtu se me partnerin e saj u dashurua gjatë kohës që ka qenë me pushime në Ibiza.

Ku e gjete princin?

Aurela Hoxha: Në Ibiza, në pushime në Ibiza, atje gjeta princin.

Kujtojmë që Aurela është bërë nënë e dy fëmijëve.