Transmetuar më 24-02-2023, 23:35

Modelja Aurela Hoxha nuk e ka zbuluar kurrë identitetin e partnerit, babait të dy fëmijëve të saj. Ata jetojnë prej vitesh në Barcelonë por vijnë shpesh në Shqipëri. Sonte, Aurela ishte e ftuar në ‘Kurthin e Piter Pan’ aty ku iu drejtuan disa pyetje pikante nga të vegjëlit por u prek nga një veprim i moderatores, Alketa Vejsiut.

Kjo e fundit, bëri të ditur se do publikohet një foto e çiftit, duke dashur të zbulojë për publikun portretin e partnerit të Aurelës. Por kjo gjë nuk ndodhi. Kamera kishte fokusuar vetëm Alketën e cila shihej se po komunikonte me modelen, që me siguri nuk ishte dakord për ta zbuluar partnerin.

Pasi u ndesh me kundërshtimin e Aurelës, Alketa dha publicitet. Pas rikthimit në transmetim, fotoja e çiftit nuk u dha kurrë.

Aurela tha sot se partnerin nuk e ka mbajtur asnjëherë sekret pasi janë gjatë gjithë kohës bashkë.

“Sekret nuk e mbaj, gjërat që na pëlqejnë ne, meshkujve nuk u pëlqejnë, nuk dua ta sfrocoj diçka që nuk e ka me dëshirë. Nuk do të thotë që e mbaj sekret, ne jemi bashkë”

Por përse nuk e lejoi publikimin e fotos?