Transmetuar më 24-02-2023, 22:56

BRAZIL – Trajneri më i ri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, ka folur për aventurën si “timonier” i kuqezinjve në median e famshme braziliane, “Estadao”.

48-vjeçari u emërua në janar në krye të Shqipërisë, duke zëvendësuar Eduardo Rejën në stol, me ambicien e qartë për të kualifikuar kuqezinjtë në “Euro 2024”.

Misioni nuk është aspak i lehtë, megjithatë, në deklaratën e dhënë së fundmi në shtypin brazilian, Sylvinho është shfaqur tejet optimist dhe më dëshirën e madhe për të rritur futbollin shqiptar.

”Kur pranova ofertën e Shqipërisë, e dija mjaft mirë që synimi i tyre ishte një trajner i huaj. Qëllimi kryesor është të kualifikohemi në “Euro 2024”.