Transmetuar më 24-02-2023, 22:17

Një incident ka ndodhur pak kohë para nisjes së spektaklit Prime, teksa konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Lorik Shaqiri, i njohur si Blasta është djegur në “vend të keq”.
Incidenti ka ndodhur teksa Artani ishte duke hekurosur një bluzë që po ia mbante Blasta dhe në një moment hekuri e ka liruar avullin e nxehtë, i cili menjëherë i ka reaguar këtij të fundit, duke ia djegur pjesën që shihet në video.