Transmetuar më 24-02-2023, 21:17

Vlorë- Detaje të reja mësohen për sherrin me thikë në Vlorë.

Burime spitalore konfirmuan se 52-vjeçari Genci Serjani ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Ai ka marrë 6 goditje me thikë në trup, ndërsa si autor i dyshuar i ngjarjes është arrestuar Armando Mustafa.

Paraprakisht mendohet se shkak ka qenë një grindje e çastit mes dy personave, ndërsa sipas policisë autori kishte konsumuar edhe alkool.