Transmetuar më 24-02-2023, 20:54

Itali- Bien në prangat e policisë dy shqiptarë në Itali. Ata akuzohen për trafik kokaine.
Nga operacioni i kryer nga agjentët e antidrogës u sekuestruan mbi 3 kg kokainë, me vlerë 300 000 euro.
Nga hetimet u zbuluan lëvizjet e dy shqiptarëve të cilët kishin ngjallur dyshime për shkak të takimeve jashtë orarit të punës.
Dy shqiptarët u takuan në banesë dhe në momentin që njëri prej tyre doli jashtë, është ndaluar nga policia, më pas është bërë kontrolli në banesë ku kanë zbuluar edhe lëndën narkotike.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





