Transmetuar më 24-02-2023, 19:09

Krizë mes çiftit më të dashur në ‘Big Brother VIP’ dhe jashtë saj. Mënyra e komunikimit u kthye sot në temë debati mes Luizit dhe Kiarës. Këngëtari i kërkoi Kiarës që t’i flasë mirë, madje i përmendi edhe tonin e zërit. Ky diskutim ndodhi pak minuta më parë, në kohën kur disa banorë ishin në gjumë e të tjerë po konsumonin ushqim.

Kiara ishte duke i shpjeguar diskutimin e mëngjesit mes tyre, mirëpo duket se nervat e Luizit nuk mbajnë shumë. Ai i kërkoi që të mos bërtiste e të kthehej të komunikonte me të kur të ‘mësojë’.

‘Mendova se të kishte mbetur hatri nga ajo që të thashë dje, me gërrhimën dhe më the në mëngjes jam pa gjumë’- i thotë Kiara.

Ndërsa Luizi i përgjigjet:

‘Mos bërtit, kur të mësosh të flasësh lehtë, hajde flasim. Mëso të flasësh’

U bënë më shumë se 60 ditë brenda shtëpisë e deri më tani nuk kemi dëgjuar Luizin t’i drejtohet Kiarën në këtë formë. Moderatorja nuk reagoi por zgjodhi të largohej.

Mos ndoshta kjo zënkë tregon anën tjetër të Luizit, jo atë romantiken që jemi mësuar të shohim e dëgjojmë nga ai. Mbase me këtë formë komunikimi, Kiara do zgjedhë të shkojë vetëm në Maldive, ose e shoqëruar nga një person tjetër. Kështu që Luizi duhet t’i bëjë llogaritë mirë me Kiarën… nëse do udhëtimin e mbi të gjitha që lidhja e tyre të zgjasë.