Transmetuar më 24-02-2023, 17:04

Tetë kg marijuanë janë sekuestruar nga operacioni i kryer nga policia italiane në Sampierdarena.

Mediat e huaja bënë me dije se gjatë këtij operacioni ka rënë në pranga 30-vjeçari shqiptar Milantin Dhamo.

Lënda narkotike u gjet në garazhin e banesës së 30-vjeçarit shqiptar. Ndër të tjera u sekuestruan edhe njëqind gramë kokainë të pastër, gjashtë kilogramë hashash dhe gati dy kilogramë marihuanë.