Transmetuar më 24-02-2023, 15:11

“Ajo shtëpi ka energji, e keqe apo e mirë, ka me shumicë. Energjinë e shpërndan Luizi, Olta dhe Armaldo”. Kështu e përshkroi Bledi Mane atmosferën brenda shtëpisë së “Big Brother VIP2”.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Wake Up”, gazetari i njohur u shpreh se ‘ajo shtëpi ka tjetër ndjesi nga jashtë’. Madje ai u dha edhe një këshillë atyre që duan të bëhen pjesë e BB VIP, duke u thënë që ta mendojnë mirë pasi ‘banorët e vjetër janë të pamëshirshëm’.

“Gjeta një Luiz që komandonte, kur shtypte butonin e të qeshurës Luizi, qeshnin të gjithë, kur flinte gjumë Luizi, nuk do bëhej zhurmë. Loja nuk do ishte kështu nëse s’do ishte Luizi, prandaj ky “BBV” është më i suksesshëm se ai vjet”, tha Mane.

Ish-banori shtoi se në finale dëshiron të jenë Luizi, Olta dhe Maestro, pasi ata janë e keqe e domosdoshme e shtëpisë dhe pa ata shtëpia nuk ka lezet.

“Ata kanë meritën që Tirana boshatiset dy herë në javë. Big Brother nëse më dëgjon ta ndajë fitoren te të tre”, tha gazetari i njohur.