
Isaque, djali i ish-futbollistit të shquar brazilian, Rivaldo, nënshkroi kontratë me Vizela, klub i Primeira Liga Portugeze, në të cilën tashmë luan një nga vëllezërit e tij, Joao Vítor.
Sulmuesi 16-vjeçar do të bashkohet me ekipin U-17, ndërsa Vítor, një vit më i madh, tashmë po luan me U-19. Rivaldo ishte së fundi në strukturat e ekipit portugez për të shoqëruar Isaque dhe tha se ishte i lumtur për mundësinë që Vizela po iu jep dy djemve të tij.
"Do të jetë mirë për Isaque, për strukturën e klubit, për miqësinë që kam me presidentin dhe për qytetin, i cili më mirëpriti shumë mirë", – shpjegoi fituesi i "Topit të Artë" në vitin 1999.
Nga ana e tij, presidenti i Vizela, Joaquim Ribeiro, nënvizoi: "Rivaldo është një ikonë e futbollit botëror dhe një baba që dëshiron më të mirën për fëmijët e tij, duke iu krijuar kushtet më të mira djemve".