Transmetuar më 24-02-2023, 11:03

Elbasan- Rusja Svetlana Timofeeva, e cila ishte pjesë e grupit të të huajve që sulmuan uzinën e Gramshit, ka dalë sërish para Gjykatës ditën e sotme.

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan, rusja është paraqitur këtë here me kërkesë të prokurorisë e cila kërkon zgjatjen e afateve të paraburgimit. Por mbrojtja kundërshton pasi Timofeeva ka kaluar afatet e paraburgimit dhe duhet të ishte liruar nga burgu.

Gjykata e Elbasanit ka pranuar të shqyrtojë kërkesën e prokurorisë për shtyrjen e afatit të masës së sigurisë. Kjo ka bërë që mbrojtja të kërkojë përjashtimin e gjyqtares.

Nisur nga fakti që gjyqtar i çështjes është kryetarja e gjykatës, kërkesën për përjashtim duhet ta shqyrtojë Gjykata e Apelit në Tiranë.

Timofeeva u arrestua gushtin e vitit të shkuar së bashku me dy persona të tjerë, me akuzat të spiunazhit.