Transmetuar më 24-02-2023, 08:59

Sergio Ramos i thotë lamtumirë ekipit kombëtar spanjoll. Me një njoftim për shtyp në Instagram, mbrojtësi i PSG shpjegoi arsyet, jo të varura nga vullneti i tij.

Siç u zbulua nga ish-kapiteni i Real Madridit, trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, e ka kontaktuar me telefon për t’i shpjeguar arsyet e largimit të tij nga kombëtarja: "Unë do të preferoja ta merrja këtë vendim vetë, ndaj po largohem me një hidhërim në gojë, por me krenari të pafund".

Ky është teksti i plotë i mesazhit "social" të përzemërt të Sergio Ramos: "Ka ardhur koha, koha për ta përshëndetur ekipin kombëtar. Një vendim që nuk mbështetet tek unë, pavarësisht nga niveli që mund të demonstroj ose si e vazhdoj karrierën sportive.

Me keqardhje të madhe njoftoj se është fundi i një rrugëtimi, që shpresoja ishte më i gjatë. Me përulësi besoj se kjo trajektore imja me Spanjën meritonte të përfundonte me vendim personal, ose sepse performanca ime nuk ishte deri në atë nivel që kërkonte ekipi ynë kombëtar, jo nga mosha apo arsye të tjera.

Sepse të qenit i ri apo i vjetër nuk është një vlerë ose defekt, është thjesht një tipar i përkohshëm që nuk lidhet domosdoshmërisht me performancën ose aftësinë. Unë shikoj me admirim Modric, Messi, Pepe…, sepse mishërojnë thelbin, traditën, vlerat, meritokracinë dhe drejtësinë në futboll.

Fatkeqësisht për mua nuk do të jetë kështu, sepse futbolli nuk është gjithmonë i duhuri, futbolli nuk është kurrë vetëm futboll. Për të gjitha këto, unë e marr këtë vendim të trajnerit me trishtim, dua ta ndaj me ju. Largohem me kokën lart dhe shumë mirënjohës për gjitha këto vite, për gjithë mbështetjen tuaj.

Mbaj me vete kujtime të pashlyeshme, të gjithë titujt për të cilët luftuam dhe festuam së bashku, si dhe krenarinë e madhe të të qenit lojtari spanjoll me më shumë paraqitje.

Unë do të vazhdoj ta mbështes kombëtaren spanjolle nga shtëpia, me emocionin e të privilegjuarve që ka qenë në gjendje ta përfaqësojë atë me krenari 180 herë. Faleminderit shumë për të gjithë ju që gjithmonë keni besuar tek unë!"