Transmetuar më 24-02-2023, 08:20

Tiranë- Pesë persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e kaluar në Tiranë si pasojë e një aksidenti në seri.

Ngjarja ndodhi në afërsi të Vasil Shantos. Një automjet me drejtues ende të paidentifikuar (larguar nga vendi i aksidentit), ka përplasur automjetet me drejtues E. M., A. P., dhe A. M.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i automjetit E. M., dhe pasagjerët e automjeteve, A. S., J. Q., A. P., dhe E. M., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe kapjen e drejtuesit që është larguar.