Transmetuar më 24-02-2023, 08:04

Elbasan- Flakët e zjarrit kanë shkrumbuar një mjet në Elbasan.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, në lagjen “5 Maji”.
Automjeti tip “Benz”, në pronësi të D. T., banues në këtë qytet, u përfshi nga flakët ndërsa ka qenë i parkuar në sheshin para pallatit.
Si pasojë e flakëve të zjarrit, janë dëmtuar lehte edhe 2 mjete të tjera, të parkuara aty pranë.
Grupit hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të zjarrit.
Një nga pistat është zjarrvënia e qëllimshme!