Transmetuar më 23-02-2023, 22:55

Tiranë- Një aksident në seri ka ndodhur në Tiranë, në hyrjen e rrugës që të çon nga zona e “21 Dhjetorit” në drejtim të “Myslym Shyrit”. Tre mjete janë përfshirë në aaksident në kryqëzim, ndërsa shoferët dhe pasagjerët janë nxjerrë me vështirësi.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, ndërkohë që është kërkuar me urgjencë ambulanca. Deri tani rezulton se një shofer është i plagosur rëndë, ndërkohë dy persona të tjerë janë në gjendje stabël.

Një prej shoferëve të përfshirë në aksident është larguar nga vendngjarja, duke brakstisur mjetin.

Po punohet pë sqarimin e rrethanave të aksidentit.