Transmetuar më 23-02-2023, 21:47

Gjatë qëndrimit në “Big Brother Vip”, moderatorja Kiara Tito nuk ka ngurruar ta shprehë dëshirën e saj për të pasur një emision në “Top Channel”. Madje, shpesh Kiarën e kemi parë të moderojë “emisione” të ndryshme në “Big Brother Vip”.

Së fundmi, “Vëllai i Madh”, i lajmëroi banorët se duhet të zgjedhin një emision për ta realizuar në shtëpi. Kiara zgjodhi emisionin “Për’puthen” dhe kaq mjaftoi për të nisur diskutimet në rrjet.

Megjithëse komentet janë bllokuar në llogarinë zyrtare të “BBV” në Instagra, ndjekësit e emisionit kanë shprehur mendimet e tyre përmes platformave të tjera sociale.

Zgjedhja e Kiarës për “Përputhen”, është emisioni më i përshtatshëm për të krahasuar me të tjerët, megjithatë si çdo veprim i çdo banori, edhe ky është diskutuar.

Ndjekësit kanë bërë një lidhje mes zgjedhjes së Kiarës dhe lajmeve që qarkulluan se Efi do të zëvendësojë Borën në sezonin e ardhshëm të “Përputhen”, pa harruar faktin se Kiara dhe Efi nisën një miqësi të mirë në shtëpi.