Transmetuar më 23-02-2023, 21:46

Tiranë- Më 3 mars ndahet se kujt i takon vula e PD.

Tensione dhe përplasje mendimesh kanë shoqëruar që në nisje, emisionin “Top Story” këtë të enjte.

Me anë të një lidhje me video, kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, ka mbrojtur dhe argumentuar veprimet e tij në Kuvend gjatë seancave të fundit, ndërsa drejtuesja e emisionit, si një njohëse e mirë e rregullores së Kushtetutës ka kundërshtuar Ballën, që e cila bëri të ketë debat mes tyre.

Taulant Balla u shpreh se nuk ka asnjë interes në lidhje me problemet e brendshme të PD-së, dhe në lidhje me deklaratën e tinjs e më tre mars do ët perfundojnë tendionet në Kuvend, nuk ka dhënë asnëj shpjegim por u shpre duke ironizuar “Kujt i djeg miza le ta mbajë”.

Ai insistoi duke thënë se për mbylljen e seancave parlamentare nuk ka qenë ai që ka vendosur por drejtuesja e Kuvendit Lindita Nikolla.

Balla: Kujt i djeg miza nën kësulë ti djegë, përfaqësuesit e foltores që më 16 janar kanë thënë që nuk do të ketë zhvillime normale të punimeve të Kuvendit dhe kësaj i jam referuar edhe unë. Ajo situatë skandaloze që ndodh në Kuvend nuk ka për tu përsëritur, s’kam asnjë interes se kush e fiton gjyqin e çështjeve të brendshme të PD-së, ajo që ka rëndësi është që sot Kuvendi iu kthye normalitetit dhe gjithçka që ne bëmë duke zbatuar rregulloren e kuvendit, ku në çdo rast ku bllokohet foltorja pasi kryetari i kuvendit i tërheq vëmendje, sekretariati merr masa. Unë jam kryetar i grupit të shumicës dhe sipas rregullores më shumë se 7 deputetë kanë të drejtë ti drejtohen sekretariatit.

Grida Duma: Pasi propozoni ju kryetarja e mbyll menjëherë seancën, ju jeni kryetar i Kuvendit apo i grupit të Partisë Socialiste.

Balla: Gabove Grida ta kanë bërë gabim këtë, nuk je më deputetet e opozitës mos u komplekso. Kryetari i grupit parlamentar ka të drejtën ti propozojë drejtueses në aspekt procedural. Ajo ishte një seancë ceremoniale dhe i fundit që do të fliste isha unë de jam tërhequr nga fjala ime. Ju jeni e zonja e shtëpisë dhe mikun që keni ftuar nuk e respektoni. Unë kam propozuar që të tërhiqem nga fjala ime dhe pas fjalës time nuk kishte më rend dite. E vërteta është që Kuvendi I Shqipërisë drejtohet vetëm nga rregullorja dhe vendimmarrjet I merr kryetarja e seancës që bazohet në propozimet që vijnë. Në fund të fundit vlerësimin e bën vetëm Kryetarja.