Transmetuar më 23-02-2023, 21:35

I ftuar në Opinion përballë gazetarit Blendi Fevziu, ish-ministri i Financave dhe zv-Kryeministri Arben Ahmetaj, ka dhënë spjegime për inceneratorët.

“Është e rëndësishme që ta vendosim në kuadër të gjithë. Ju shmangët pjesën e procedurës për inceneratorët. Akuza ndaj meje sot? Ka akuzë zyrtare sot nga Prokuroria? Ka një dosje që janë veprimet e ministrive që kanë të bëjnë me procedurën? Në inceneratorin e Elbasanit unë kam zero përfshirje në procedurë. Nuk kam firmë për procedurat te inceneratorëri i Fierit, Elbasanit dhe i Tiranës”,-tha Ahmetaj.