Transmetuar më 23-02-2023, 20:46

Korçë- Sot në fshatin Dishnicë në qytetin e Korçës është gjetur pa shenja jete në banesën e tij qytetari Bajram Mukollari 61-vjeç i cili dyshohet se është vëtëvarur në banesën e tij.

Sipas policisë i ndjeri dyshohet ka qenë në gjendje të dehur kur ka ndërmarrë aktin e rëndë.

Sipas policisë, rreth orës 17:00, në fshatin Dishnicë, Korçë, në hangarin e banesës, është gjetur i pajetë nga familjarët e tij, dyshohet i vetëvarur Bajram Mukollari 61 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.