Transmetuar më 23-02-2023, 20:37

Pas eliminimit nga Big Brother, Kejvina duket se nuk ka bërë gjë tjetër veçse të mbështesë Luizin.

Disa javë pas, ajo i dërgoi një dron Luizit, e më pas bëri një reagim të gjatë në ‘Instagram’, ku ka kërkuar falje dhe ka treguar se i vetmi person që i donte të mirën asaj ishte pikërisht Luizi.

Modelja së fundi ka nisur pushimet e saj në Afrikë. Luizi tashmë pothuajse nga secili quhet “Luan”.

E lidhur me këtë Kejvina ka publikuar një video me një “luan” ku mbi të ka shkruar vetëm shkronjën “L” dhe emojin e “luanit”.

Me këtë ajo tregon sërish se Luizi është tashmë i preferuari në “BBVip”.