Transmetuar më 23-02-2023, 19:35

Tiranë- Sherr në linjën e autobuzit të Tiranës së Re. Një djalë që ka hipur në urban nuk ka pasur biletë dhe është konfliktuar me kontrollorin. Ky i fundit, i cili shihet dhe me levë në dorë në video, e ka grushtuar pasagjerin, pasi djali i ka thënë se nuk e kishte biletën sepse e kishte hedhur.

Sipas dëshmisë së një vajze që e ka denoncuar situatën, të dy janë konfliktuar fizikisht dhe janë shtrirë në tokë.

Më pas i ka ndarë një grua, ndërsa shoferi i autobusit i ka dhënë një levë kontrollorit.

Ja video e joq: