Transmetuar më 23-02-2023, 17:16

Një grup i aktivistëve kanë hedhur qindra litra ngjyrë të verdhë dhe të kaltër në rrugën ku gjendet ndërtesa e Ambasadës ruse në Londër, duke krijuar një flamur gjigant ukrainas, një ditë para përvjetorit të parë të pushtimit rus të Ukrainës.

Fushata e bërë nga grupi “Led By Donkeys” ndaloi trafikun para se të hidheshin mbi 300 litra ngjyrë në rrugë për të krijuar një flamur prej 500 metrash katrorë.

“Ukraina është shtet i pavarur dhe njerëzit kanë të drejtë për vetëvendosje”, tha grupi përmes një deklarate.

“Vendosja e flamurit gjigant ukrainas jashtë Ambasadës së presidentit rus, Vladimir Putin në Londër do të shërbejë si përkujtues për këtë gjë”.

Moska ka justifikuar pushtimin e Ukrainës me shqetësimet për sigurinë e saj kombëtare.

Policia në Londër tha se tri burra dhe një grua u arrestuan nën dyshimet se kanë shkaktuar dëme dhe kanë penguar komunikacionin në rrugën ku gjendet Ambasada ruse.

Rruga para Ambasadës ruse në Lonër. 23 shkurt 2023.

Rruga para Ambasadës ruse në Lonër. 23 shkurt 2023.